David Carmo, mbrojtësi i Braga, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë sfidës kundër Porto, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Portugalisë. Lojtari u godit ashpër në këmbën e djathtë dhe u desh futja e ambulancës në fushë për ta transportuar në spital. Terreni jo i mirë bërë që ambulanca të ngecte, për të bërë të mundur lëvizjen e sajë, lojtarët dhe pjesëtarë të stafeve e ndihmuan duke e shtyrë, një situatë qesharake në një moment të vështirë për lojtarin e Bragës, pamjet e këtij episodi po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb