Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ka kujtuar Ilir Beqajt shkarkimin e drejtorit të degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, Çlirim Hajdarmataj.

Hajdarmataj në atë kohe mungoi në një mbledhje dhe Beqaj e shkarkoi pasi e kritikoi në telefon. ‘’Suksese në jetë’’ i tha Beqaj në cilësinë e ministrit dhe të deleguarit të PS asojkohe teksa Çlirim Hajdarmataj e regjistroi telefonatën dhe e denoncoi në një emision investigative.

Braimllari thotë se Beqaj ngatërron suksesin imagjinar në shëndetësi me atë personal në biznese. Sekretari i LSI e akuzon Beqajn për mungesën e seriozitetit në invesitmet në shëndetësi në kohën kur ai ishte ministër.

 

STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI

Kryehajduti ngatërron suksesin imagjinar në shëndetësi me suksesin real të bizneseve personale. Aq serioz ka qenë në investime gjatë kohës që ishte ministër sa dhe vete Vilma nuk kurohet te spitalet që i la në dorë Beqaj.
Sa për të tjerat; Suksese në jete.
Dëgjoje me vëmendje videon

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb