BRAZIL-Një grua e zëmëruar tërheq për flokësh një vajzë lakuriq, në një zonë banimi, pas kapjes së saj në shtrat me burrin e saj.
Ajo është filmuar teksa tërhiqte nga flokët 20 vjecaren në një bllok banimi në Cubatao, Sao Paulo , Brazil.

Fëmijët e saj adoleshentë dhe miqtë e tyre dëgjohet teksa ulërasin për të tërhequr vëmendjen e fqinjëve.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka ndjekur partnerin në banesën e një mikut të tij, para se ajo ta kapte me gruan e re.

Thuhet se gruaja i ka prerë flokët me brisk vajzës, e ka zhveshur lakuriq, duke e tërhequr nëpër rrugë. Videoja është shpërndarë në Internet nga familjarët e gruas, të cilët mburren për sulmin ndaj vajzës.

Videoja ka shkaktuar shumë debate nga përdoruesit e mediave sociale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb