BRAZIL-Një nga kafshët më të rrezikshme të xhunglës së Amazonës, jaguari, është detyruar të largohet nga një grup fokash gjigande.

Videoja është regjistruar në Pantanal, një habitat me shumë specie të ndryshme kafshësh, në shtetin e Mato Grosso, në Brazil, pranë kufirit me Bilovinë.

‘Lëvizja e bishtit të maces, një femër 3 vjeçare, tregon frikën dhe zemërimin pas takimit me fokat’, komenton operatori I organizatës ‘Panthera Brasil’, që ka ndarë këtë video në faqen e tij në Facebook.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: