Brazili duhet të presë më shumë se 2 dekada për t’u kthyer te triumfi në Kupën e Botës, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacia. Fituesi erdhi vetëm pas penalltive, ku më të saktë u treguan kroatët.

Skuadrat diskutuan në shtesë biletën për gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.

Pas gjysmë ore loje, Perisiç do lëshonte sinjalet e para, me një gjuajtje me të majtën, por pa gjetur dot portën. Në fundin e fraksionit, Neymar merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, topi ndalet në mur, me portierin e ballkanasve që e ka të lehtë ta kontrollojë sferën.

Sërish O’ney rrezik konstant për portën e kundërshtarit, sërish ylli i PSG-Së nuk mposht dot Livakoviç. Presioni i skuadrës së Tite u rrit me kalimin e minutave, por më kot, pasi Kroacia dukej shumë mirë e vendosur në prapavijë.

Goli i Selecciaos do vinte nga Neymar, në të 105-tën. Pasime të shpeshta të 5 herë kampionëve të Botës lënë të shtangur në vend ekipin e Zlatko Dalic, që e pëson pas një rezistence të gjatë.Atëherë kur mendohej se gjithçka kishte marrë fund, Bruno Petkoviç vendosi ekuilibrat në fundin e sfidës.

Shtesat nuk prodhuan fitues, ndërsa Brazili humbi 2 penallti me Rodrygon dhe Marquinhos. Kroacia ishte pothuajse perfekte sa i takon ekzekutimit, pasi nuk gaboi asnjë 11-metërsh.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: