Brazili vuan dhe iu falet goditjeve të 11-metërshave për të siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës. Organizatorët kaluan Paraguain, duke mbajtur gjallë parashikimet si favoritë të këtij kompeticioni. Të zotët e shtëpisë e kishin të vështirë të gjenin hapësira në pjesën e parë. Pak raste për skuadrën e drejtuar nga Tite, që gjithashtu rrezikoi jo pak të ndëshkohej nga rivalët. Paraguaji iu afrua golit, por për të mbajtur të paprekur rrjetën mendoi Alison Beker.

Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, ekuilibrat në fushën e lojës ndryshuan duke nisur nga minuta e 57-të. Firmino u pengua në zonë, ndërsa arbitri akordoi një 11-metërsh. Por pas ndërhyrjes së sistemit VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin. Goditje dënimi në limitet e 16 metrave dhe karton i kuq për Balbuena. Me forca më të shumta pesë herë kampionët morën lojën në dorë, duke presuar kundërshtarët në zonën e tyre. Shumë raste për shënim, por finalizimi la për të dëshiruar.

Robertofirmino Cropped 1j1xi88fi7g7q1egfqv7ds173r
Robertofirmino Cropped 1j1xi88fi7g7q1egfqv7ds173r

Koha e rregullt u mbyll pa gola, ndërsa fati i kualifikimit do të vendosej nga pika e penalltisë. Futbollistët e Brazilit u treguan më të saktë me goditjet e tyre, duke fituar 4-3 me 11-metërsha. Pas këtij sukses, të zotët e shtëpisë konfirmohen pretendentë në garën për trofeun e Kupës së Amerikës, teksa në mbrëmje do të njohin rivalët e gjysmëfinales që do të dalin nga sfida mes Argjentinës dhe Venezuelës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: