GJIROKASTËR

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Gjirokastër, pasditen e sotme.

Gazetarja Brikena Metaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga brenda argjendarisë, ku shihen raftet e boshatisur, ndërsa thekson se autorët kanë marrë sa kanë mundur sende.

Nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura, por policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e argjendarisë.

Nga të dhënat e para, mësohet se kanë qenë dy persona me një makinë tip “Golf” të bardhë, që kanë shkuar tek argjendaria të armatosur me kallashnikov, me maska Covid-i dhe me syve.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb