Pamjet që shihni vijnë nga brenda kampit Al-Hol në Siri, ku janë të strehuar disa shqiptarë, mes tyre dhe fëmijë. Forcat e Antiterrorit, kanë publikuar sot pamjet nga operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve në këtë kamp, nga ku fatmirësisht u morën 4 fëmijë dhe një grua dhe u riatdhesuan.

Mësohet se operacioni në fjalë u zhvillua teksa trupat kurde ndërronin turnin. Në pamje shihen vendbanimet e shqiptarëve, të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira brenda këtij kampi.

Në videon që përcjell ‘BalkanWeb’ shfaqen pamje të trishta, rroba fëmijësh të nderura në tel, pellgje dhe depozita me ujë e çadra të vendosura në mes të shkretëtirës, ndërsa shihet teksa forcat Antiterror janë në aksion për gjetjen e shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: