ITALI – Mediat italiane vijojnë të publikojnë video të fiksuara nga kamerat e sigurisë, në orën 3:36 të së 24 gushtit, kur Italia qendrore u trondit nga një tërmet 6.2 ballë.

Kjo video është marrë nga kamerat e një shtëpie në Folignano, që ndodhet 35 km në vijë ajrore nga epiqendra e tërmetit, në Accumoli.

Në pamje duket qartë që lëkundjet kanë qenë të forta dhe zgjatur disa sekonda.
Si pasojë e tërmetit që rrafshoi disa qyteza, humbën jetën 278 persona, dhe qindra të tjerë u plagosën.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: