Zbardhen detaje të reja nga zjarri që përfshiu pas mesnatës së kaluar një pallat në zonën e Astirit, në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje brenda pallatit, ku ra zjarri, ndërsa banorët kanë dëgjuar edhe shpërthime.

Siç raporton gazetari Çelmeta, zjarri brenda pallatit dyshohet i qëllimshëm, por jo me lëndë eksplozive. Nga të dhënat e grupit hetimor dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht në një prej makinave në garazhin e pallatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: