Tottenham ka marrë një humbje të papritur 1-3 nga Brentford, në sfidën e javës së 37-të të Premier League.

U duk sikur do ishte një ndeshje e lehtë për Spurs pas minutës së 8-të, teksa Kane realizoi golin e parë të takimit. Mysafirët nuk do dorëzoheshin dhe do gjenin forcat për të reaguar dhe për të përmbysur gjithçka.

Sulmuesi nga Kameruni, Bryan Mbeumo shënoi dy herë brenda 15 minutash në fillimin e pjesës së dytë, duke ndezur festën mike në stadium. Të besuarit e danezit Frank siguruan 3 pikët pas golit të Wissa në fund.

Tottenham renditet në vendin e tetë dhe prezenca në Europë për edicionin që vjen është seriozisht në rrezik. Në krahun tjetër, Brentford renditet një vend më poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb