AUSTRALI

Kokrra breshëri sa një arrë kanë rënë në Sydney në ditët e kaluara duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Makina të shkatërruara, dritare të thyera, janë vetëm disa nga dëmet që solli breshëri i fuqishëm. Ndërsa Insurance Council of Australia – organi që përfaqëson sektorin e sigurimeve në vend- ka folur për katastrofa pasi ka marrë mijëra kërkesa për dëmshpërblim nga dëmet e shkaktuara.

Sipas të dhënave zona më shumë e goditur është ajo e Berowra, në veri të Sydney.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: