Manchester United mundi dje me përmbysje me shifrat 2-1 Chelsea-n e Antonio Conte-s duke rimarrë vendin e dytë. Por superpërballja mes këtyre dy skuadrave prodhoi më shumë se 3 gola dhe për këtë mendoi Mourinho.

Gjatë pjesës së dytë, ekzaktësisht në minutën e 80-t, në lojë u fut mbrojtësi Eric Bailly i cili i dha një shënim mesfushorit Matiç nga trajneri Mourinho. Ndryshe nga ç’pritej, në letrën e portugezit nuk kishtë asnjë skemë taktike apo detyrë specifike për lojtarin në minutat e fundit.

“Special 1”, siç ka zbuluar vetë Nemanja Matiç, duke iu referuar lojës së mirë të lojtarit i ka shkruar: “Ke tre ditë pushim.”

Një mesazh tepër interesant ky i Mourinhos, duke patur parasysh se kishin mbetur 10 minuta lojë para se ndeshja të mbyllej dhe t’ia shprehte drejtpërdrejt këtë lojtarit.

Për t’u evidentuar ishte edhe shakaja e William në momentin që Matiç mori letrën. Braziliani i Chelsea-s i cili ka raporte të mira me serbin pasi jo më larg se sezonin e kaluar ishin pjesë e një skuadre donte të ‘zbulonte’ diçka nga shënimi i Mourinho-s, duke vënë në lojë Matiç.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb