Me 249 show në katër vjet, vjen në fund ‘Britney”Price of Me”, spektaklet e Britney Spears në Las Vegas në The Axis Auditorium në Planet Hollywood.
Ylli i pop-it do të festojë takimin e fundit më një performacë live natën e Vitit të Ri, që do të lidhet drejtpërdrejtë edhe me festimet në Times Square, New York.
Spears, që shpejt do të festojë 36 vjetorin, ka njoftuar koncertin me një video në profilin e saj Instagram. Performanca e saj do të transmetohet në ekranet gjigandë të New York, ndërsa në skenën e qytetarëve do të jenë Camila Cabello, Shaën Mendes dhe Nick Jonas.
Spears në 2015 nënshkroi kontratën e saj deri në fund të 2017. Pikërisht gjatë këtij viti ajo ka marrë çmime në qytetin e argëtimeve made in Usa si (Best Resident Performer, Best Production Show, Best Bachelorette Party e Best Bachelor Party).
Në Las Vegas tashmë do të jetë Lady Gaga e cila prej pak ditësh ka firmosur kontratën për 74 show duke nisur nga 2018.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: