Një ditë më parë, Chelsea publikojë listën e lojtarëve për sezonin e ri, gjithashtu edhe numrat, ku Armando Broja do të mbajë të veshur fanellën me numrin 18-të. Ky detaj bëri që mediat angleze të shkruanin se ylli kuqezi është nxjerr përfundimisht nga merkato. Pavarësisht se nuk ka një njoftim zyrtar për këtë, është radha e trajnerit Thomas Tuchel që konfirmon Brojën për sezonin e ri, të paktën trajneri bën planet me të në skuadër.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Evertonin, i pyetur fillimisht për emrat që mund të largohen apo huazohen, Tuchel nuk ka përmendur sulmuesin shqiptar. Ndërsa i pyetur më pas për opsionet në sulm dhe nëse Raheem Sterling mund të ishte numri 9 i ri i Chelsea, duke luajtur në majë të sulmit, trajneri gjerman ka përfshirë edhe Brojën në mes të alternativave të tij.

“Nëse luajmë me të njëjtën strukturë të vitit të kaluar me tre lojtarë ofensivë, mund të jetë fluide. Ndaj mund të jetë Havertz, mund të jetë Sterling, mund të jetë Timo Werner. Mund të jetë gjithashtu edhe Armando Broja i cili tani është në skuadër”, theksoi Tuchel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: