Armando Broja, ylli kuqezi, mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, teksa për të interesohet gjysma e Premier League, ku në garë janë klube si West Ham, Everton, Newcastle etj, gjithashtu i shumë pëlqyer edhe në Serie A, por në mendjen e tij për momentin ekziston vetëm Chelsea. Bomberi kuqezi është rikthyer në shtëpi, në Londër, dhe nuk humbet asnjë minutë teksa në pritje të grumbullimit më blutë vijon stërvitjen individuale.

Me fanellën e Chelsea veshur, Broja “bombardon” portën duke treguar edhe një herë se ka një saktësi mbresëlënëse, e njeh shumë mirë kuadratin. Edhe trajneri Tuchel po insiston që ta kenë në dispozicion gjatë fazës përgatitore për të parë nga pranë zhvillimin e tij, vetëm pas kësaj periudhe do të merret një vendim përfundimtare për të ardhmen e tij.

Straku
Straku

Legjionarët kuqezi janë në qendër të merkatos këtë verë pasi mbetet e gjitha për tu përcaktuar edhe e ardhmja e Thomas Strakoshës. Gardiani kuqezi i dha lamtumirën Lazios pas10 vitesh por ndryshe nga se pritjes ende nuk ka firmosur për asnjë skuadër, kaq ka mjaftuar që mediat italiane të flasin për një rikthim të bujshëm në kryeqytet pasi as Lazio ende nuk ka gjetur një zëvendësues për gardianin kuqezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: