Armando Borja është një nga legjionarët më ta lakuar për momentin, një “bomber” që ka zgjuar edhe një herë imagjinatën e tifozëve kuqezi. Sulmuesit 20-vjeçar i mjaftuan pak minuta për të fituar besimin e stafit drejtues të Southampton të cilët i dhuruan një fanellë titullari në sfidën ndaj Sheffield United, e vlefshme për 1/16 në Kupën e Ligës. Broja ishte i pafat teksa iu anulua një gol ndërsa nuk u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltive.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Broja goditi i treti në radhë, sulmuesi shqiptar gjuajti fort por portieri bëri mrekullinë duke i mohuar kënaqësinë e golit. Për fat të mirë Southampton kaloi më tej duke minimizuar peshën e penalltisë të humbur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb