Dëmtimet po kthehen në një shqetësim për talentin kuqezi, Armando Broja. Sulmuesi zbriti sërish si titullar në sfidën kundër Arsenal, por jo gjithçka shkoi mirë për të por dhe për “shenjtorët” që pësuan një humbje të pastër 3-0. “Topçinjtë” ishin superior duke mbyllur llogaritë praktikisht që brenda 27 minutave ku shënuan dy gola të shpejtë.

Në pjesën e dytë, Gabriel realizoi dhe golin e tretë për Arsenal ndërsa pak minuta më pas, Broja ndjeu një shqetësim në kofshë duke u larguar nga fusha e lojës i dëmtuar.
(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: