Liverpool vazhdon të shikojë “fantazmat” e ndeshjeve të para të kampionatit. Pas barazimit në derbi me Everton u mendua se do të ktheheshin te suksesi, por nuk ndodh kështu. The Reds barazojnë 3-3 në shtëpi ndaj modestëve të Brighton.

Mysafirët nga Brighton do tregonin se nuk kishin ardhur në Anfield thjeshtë për shëtitje, duke shënuar 2 gola brenda 20 minutash falë dopietës së Trossard. Ekipi i Jurgen Klopp do gjente forcën të përmbyste gjithçka pas një ore lojë, me golat e Firminos (X2) dhe autogolin e Webster.

Heroi i Brighton do ishte Trossard që do barazonte në fundin e ndeshjes dhe do i jepte një pikë skuadrës së tij.

Chelsea ia del 1-2 në transfertë me Crystal Palace. Blutë e Londrës përmbysën golin e Edouard dhe i dhanë sinjalet e qarta që me Aubameyang (38’) në pjesën e parë.

Aktivizimi i Armando Brojës në minutën e 76-të do i sillte fat ekipit të Potter, që do realizonte gol në fund me Gallagher.

Rezultatet sot:

Uuu
Uuu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: