Armando Broja ka lënë plotësisht dëmtimin e pësuar në kavilje, javë pas jave sulmuesi po rifiton formën e tij më të mirë duke u rikthyer të jetë në dispozicion të plotë të trajnerit Ralf Hasenhuttl. Broja ka dhuruar spektakël në seancën e fundit stërvitore përpara sfidës kundër Liverpool duke realizuar një gol fantastik duke fitojë edhe brohoritjet e shokëve të skuadrës. Talenti kuqezi i aktivizua në pjesën e dytë në sfidën e fundit kundër Norwich ndërsa shpreson që të ketë sërish minuta edhe në Anfield kundër të kuqve të Jurgen Klopp.

Në konferencë për shtyp, trajneri Ralf Hasnhuttl theksoi se grupi është i plotë ndërsa beson se me pak fat mund të marrin një rezultat pozitiv në këtë transfertë luksi: “Kur sheh Liverpool në këtë momente kupton se ata janë rikthyer në ditët e tyre më të mira. Janë rikthyer të kenë uri dhe po luajnë si në vitin kur fituan Champions League. Është gjithnjë kënaqësi të luash kundër ekipit të Klopp, një nga sfidat më të mëdha që mund të imagjinosh në futboll, por asgjë nuk është e pamundur, kujtojë këtu Brighton që arriti ti merrte një pikë pavarësisht se ishin në dizavantazh të dyfishtë”, theksoi trajneri i Southampton në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb