Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

2 tufa brokoli
200 gr salcë kosi
2 lugë vaj ulliri
2-3 thelpinj hudhër
Kripë, piper

Përgatitja

Ziejmë brokolin në avull duke vendosur një tenxhere të madhe me ujë të vlojë dhe lartë vendosim brokolin në një tenxhere më të vogël mbuluar me kapak. E lemë të ziejë për 5-7 minuta dhe e servirim në një pjatancë me salcë kosi.

Shtypim 2 thelpinj hudhër dhe i trazojmë me 2 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper dhe ia hedhim salcës së kosit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: