(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
2 qepë të mëdha
2 speca të kuq
Rigon
Kripë
Vaj ulliri
Gjalpë
Pak kos të trashë

Përgatitja
Qepët dhe specat i presim në feta dhe i kalojmë në tigan për t’u skuqur me vaj ulliri. Shtojmë kripë dhe kur të zbuten pak, shtojmë edhe 50 ml ujë. I skuqim mirë, shtojmë dhe pak gjalpë që të bëhen kremoze si dhe rigon për aromë të mirë.
I vendosim mbi bukët e thekura dhe lartë shtojmë pak kos të trashë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb