Recetë nga zonja Katerina
Përbërësit

3 ½ filxhan çaji miell
1 lç kripë
1 lç pluhur pjekës
½ lç sodë buke
1-2 vezë
1 ½ filxhan birrë
1 qepë të grirë hollë
100 gr ullinj të zi pa bërthamë
10-15 gjethe nenexhik
Piper të zi të bluar në cast

Përgatitja

Përziejmë miellin me kripën, sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. Shtojmë vezën e rrahur, qepën e grirë hollë, ullinjtë të prerë në fetëza, nenexhikun, birrën dhe piperin e zi të bluar në moment. E trazojmë mirë brumin e bukës derisa të lidhet.

E vendosim bukën në një tavë të lyer me pak vaj dhe vendosim në furrë të nxehtë të cilën e kemi parangrohur në temperaturën 220 gradë. Ulim temperaturën e sobës në 180-200 gradë dhe e lemë bukën të piqet për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb