Nga znj Katerina
Përbërësit

500 gr miell që fryhet vetë
500 ml birrë
2-3 lugë vaj ulliri
1 lugë supe mjaltë
1 lugë supe kripë
50-100 gr djathë kaçkavall
Fara susami ose luledielli

Fillimisht ndezim furrën në 180 gradë.

Në një enë hedhim miellin, vajin e ullirit, kripën, mjaltin dhe birrën. I trazojmë mirë përbërësit derisa brumi i bukës të lidhet. Sipas dëshirës mund të shtojmë tek brumi dhe pak djathë kaçkavall të grirë.

Brumin e përgatitur të bukës e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. E spërkasim me fara susami ose fara luledielli apo lini dhe e vendosim të piqet në skarën e fundit të furrës në 180 gradë për 50 minuta – 1 orë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: