Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

4 speca me ngjyra
3-4 patate
1 gotë bullgur
2 domate
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Kumin

Përbërësit
Skuqim qepën dhe sapo të zbutet shtojmë domatet e grira në rende. Vazhdojmë specat e prerë në kubikë dhe në fund patatet. E mbulojmë me ujë dhe e lëmë të ziejë. Bullgurin e vendosim në një enë me ujë që të zbutet dhe në fund e shtojmë te gjella. Shtojmë kripë, piper, kumin dhe servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb