GREQI

Një 12- vjeçar shqiptar, është dhunuar në Athinë të Greqisë nga babai i bashkëmoshatarit të tij grek në shkollë, shumë afër lagjes ‘Burnazi’ e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Disa ditë më parë një burrë grek rrahu 12- vjeçarin shqiptar në Athinë ndërkohë që vetë i biri e bullonte në shkollë duke e fyer si shqiptar.

Babai i 12- vjeçarit shqiptar, Aristotel Dhëmbi, me origjinë nga Kolonja i cili ka luajtur volejboll me skuadrën ‘’Partizani’’ para se të emigronte në Greqi, ka theksuar se nuk kanë pasur probleme gjithë këto vite në lagjen Peristeri, edhe pse shumë afër kanë lagjen ‘Burnazi’ e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Që në klasën e parë tregon ai, dhe 6 vite me radhe i biri është buluar në shkollë teksa ankesat e herë pas hershme Drejtoria e Shkollës nuk i ka marrë parasysh.

Aristotel Dhëmbi thotë për ‘News24’ se nuk është fëmija grek që i sulmon të birin, por është i ati që e shtyn të kryejë gjestet raciste.

‘’Pikërisht ky është problemi. Nuk është fëmija grek që sulmon djalin tim, është i ati i tij që e shtyn me ato që i thotë në shtëpi, të trajtojë në këtë mënyrë bashkëmoshatarin e tij”- tha Dhëmbi.

Fëmija është kururar në spitalin e fëmijëve me dëmtime në qafë pas rrahjes në greku.  Videon e ka bërë një vajzë e vogël, nxënëse e shkollës, që ndodhej në atë moment në rrugë.

Nga ana e tyre, familja shqiptare ka reaguar me gjakftohtësi, sidomos pas bujës mediatike që ka marrë çështja në Greqi. Babai, Aristotel Dhëmbi, ka ngritur padi kundër familjes greke për dëmtim fizik, bullizëm dhe sulm racist. Ndërkaq, përpiqet të mbrojë familjen e tij, duke i lënë fjalën e fundit drejtësisë greke. Deri tani mbi 30 media greke vizive, on line dhe edicione të printuara kanë shkruar për sulmin racist ndaj një fëmije shqiptar, ndërsa Lëvizja kundër Fazhizmit dhe Racizmit organizon këtë të premte dhe një tubim paqësor kundër incidenteve të tilla dhe në mbrojtje të Konstandinos 12-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb