Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg presh, 300 gr mish të grirë, 3-4 lgj oriz, 4 lgj vaj ulliri, 1 qepë të thatë, 2 domate /1 filxhan pure domate, 1 lç piper të kuq
½ gotë verë, 1 lgj uthull, 1 litër lëng perimesh, 1 gjethe dafine, 2-3 kokrra bahar, Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Në një tenxhere ose tigan hedhim gjysmën e sasisë se vajit te ullirit dhe kaurdisim qepën të grirë imët me pak kripë. Sapo qepa të zbutet shtojmë mishin e grirë ku kemi shtuar pjesën tjetër të vajit. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta, shtojmë gjethen e dafinës, kokrrat e baharit dhe më pas e shuajmë me pak verë të bardhë.

Sapo të avullojë alkooli shtojmë domaten pure, piperin e kuq dhe orizin. I trazojmë lehtë përbërësit duke rregulluar shijen me pak kripë dhe piper të zi.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër kemi vendosur preshin të prerë në copëza spërkatur me pak kripë të zbutet. Shtojmë tek preshi 1 lugë uthull dhe e lemë 2-3 minuta në sobë, më pas preshin e vendosim në një tavë ku shtojmë dhe salcën e përgatitur me mish të grirë si dhe lëngun e perimeve të ngrohtë.

E vendosim tavën me burani në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb