TIRANE- Ka qenë një punonjës i zjarrfikëseve që është ngjitur në vinç dhe dy përfaqësues, njëri nga ministria e Lindita Nikollës dhe tjetri nga Bashkia e kryeqytetit, ata që bindën çiftin e bashkëshortëve, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari të zbresin nga vinçi tek Pallati i Kulturës.
bashkeshortet nisin te zbresin

dy bahskeshortet nisin te zbresin 1

burre e grua nisin te zbresin nga vinci
Ndonëse ata kërkuan që vetë ministrja Lindita Nikolla ashtu si edhe kryebashkiaku Erion Veliaj të ishin në vendngjarje, zjarrfikësi që hypi vetë mbi vinç, arriti t’i bindë. Gazetari Klajdi Bodlli konfirmon për BalkanWeb se zjarrfikësi iu ka komunikuar se si Nikolla ashtu edhe Veliaj ishin të gatshëm t’i takonin.

Mësohet se burrë e grua do shoqërohen në komisariat për të sqaruar arsyet e veprimit të tyre. Ata qëndruan mbi vinç për më shumë se 60 minuta dhe kërcënonin se do hidheshin, njësoj siç bëri një 35-vjeçar nga Lezha dy ditë më parë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb