Një burrë rreth 50 vjeç është gjendur i mbuluar në gjak në rrugën pranë banesës së tij në fshatin Verri të Njësisë Administrative Mbrostar në Fier.

Burri është gjetur nga banorë të zonës, i plagosur në kokë, në rrethana ende të paqarta për policinë, ndërsa është shoqëruar për në spitalin e Fierit.

Mësohet se ai është futur në sallën e operacionit pasi paraqitej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe dëshmive të vetë banorëve, i plagosuri që lëvizte në këmbë, është shtetasi Vlashi Dhana, dhe ngjarja ka ndodhur vetëm 10 metër larg shtëpisë, ku jetonte i vetëm, pasi bashkëshortja është në Greqi.

Nga ana e policisë ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shkaqeve që kane çuar në plagosjen e 50 vjeçarit Dhana. Sipas raportimit të gazetarit Ervis Kuçi, dyshohet që ai mund të jetë përplasur nga një motor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb