Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një autobus në Brazil. Një burrë ka ngacmuar sekualisht një grua, por e gjitha nuk përfundon me kaq.

Gruaja kishte qenë duke u kthyer nga palestra në shtëpi më 20 tetor, në qytetin e Belemit, kur dyshohet se ishte ngacmuar.

Pamjet në video tregojnë momentin kur gruaja, e cila praktikonte artet mariciale Muay Thai, kap për fyti burrin që e ngacmoi dhe më pas e shtyn përtokë.

Më pas, ajo i kërkoi shoferit të autobusit që të ndalonte pranë stacionit policor për të kallëzuar incidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb