Analisti Andi Bushati bëri një paralajmërim sa i takon klasës politike në vend, ndërsa pohoi se në zgjedhjet e 2025 akoma do kemi Ramën, Berishën e Metën në skenë.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Bushati tha se këto figura ka gjasa që të zihen ende për pushtet.

“Nëse e zëmë se është mesazh duhet të kuptojmë se në ç’pikë kemi degraduar, diskutojmë për një pensionist që i përgjigjet një pensionisteje tjetër si Doris Pack. Ne ushqejmë publikun tonë me ca njerëz që në vendet e tyre mezi u thotë mirë mëngjes edhe shitësit e bukës. Të marrim tani deklaratat e disa të mbaruarve tani…nuk e di, edhe këto duhet t’i marrim me rezerva. Tani grupi tjetër i bën Balla një fishkëllim dhe del Doris Pack. Ky ambasador besoj që pas Yuri Kim ka qenë një ndër më të këqij, është larguar nga Shqipëria pa shkelur njëherë në dyert e opozitës. Edhe si figurë duhet parë me sy kritik, tani del nga radha e qumështit dhe diskutohet…Tani azilin e pleqve do e bëjmë politikën shqiptare…!? Ka rrezik që në zgjedhjet e 2025 në të shohim Ramën, Berishën dhe Metën që të zihen për pushtet, që në 2007 këta diskutoni dhe tani të kthehemi pas 20 vitesh dhe të diskutojmë sërish për këta.”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb