Bylis i shkakton humbjen e parë sezonale Erzenit, teksa e mposht 4-1 në stadiumin “Adush Muça”.

Në fillimin e takimit, ballshiotët vendas marrin epërsinë. Një krosim fantastik gjen Lajthinë, i cili me kokë nuk fal.

Në minutën e 23-të, po në zhvillimet e një goditje këndi vjen dyfishimi i rezultatit. Kaçorri përfiton pas një rrëmuje në zonë, duke çuar në festë tifozërinë.

Erzeni vuajti dukshëm me topat nga ajri, teksa pëson edhe të 3-tin (58’). Portieri Xhika nuk arrin të zotërojë një top që vjen prej një krosimi, me Bejin që e ka lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”.

Ekipi nga Shijaku “zgjohet” në minutën e 71-të me Enck, por tepër vonë, pasi fati i takimit ishte i vendosur tashmë. Në fund pati kohë edhe për Souzan.

Pas gjashtë javësh kampionat, Bylis dhe Erzenit kanë të njëjtën kuotë pikësh (11 pikë / 11 pikë) dhë zënë përkatësisht vendi ne dytë dhe të 3-të.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: