Nis vrullshëm sfida në kryeqytet dhe diktatin e vendosin menjëherë kampionët, që në harkun e 15 minutave shënojnë dy herë në portën e Hidit.

Pikërisht portieri-goleador i kampionatit tonë që ka gabuar në të dyja momentet. Në minutën e katërt gabon kohën e rëvines së topit duke i dhënë mundësinë Solomonit të zgjasë këmbën dhe ta kthejë situatën nënjë asist për Kordeiron, i cili nuk fal.

Në minutën e 19-të gabon e gjithë prapavija ballshiote, fillimisht me mbrojtjen që rreshtohet keq duke mbajtur në lojë Cinarin dhe më pas me Hidin që del në mënyrë të gabuar duke i dhënë mundësi shkoranit të shënojë.

Duket se gjërat po shkojnë mirë për të kuqtë, por dëmtimi i Trashit lë për pak çaste kampionët me 10 vetë dhe aty përfiton Bylisi, që ngushton me Ntepe, ndërsa mbrojtësi gramshiot i të kuqve largohet me ambulancë nga stadiumit.

Në pjesën e dytë skuadrat kanë mundësi të mira shënimi, por minutat kalojnë dhe duket se të kuqtë do të arkivojnë suksesin e radhës, por në minutën e 86-të një pasim nga thellësia shfrytëzohet më së miri Guindo, që shënon golin e barazimit dhe që vulos rezultatin përfundimtar 2-2 në kryeqytet.

Partizani mbetet i treti, me 38 pikë tashmë, ndërsa Bylisi ngjitet në kuotën e 34 pikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb