Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr miell 00
200 gr miell semola
1 zarf pluhur pjekës
Kripë dhe pak sheqer
200 ml vaj ulliri Levante
150 ml kos
100 ml ujë
200 gr djath feta Olympus
1 e verdhë veze
Pak vaj ulliri

Përgatitja
Përgatisim brumin duke trazuar gjithë përbërësit më lart përveç djathit dhe vezës. E ngjeshim dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Më pas e nxjerrim dhe hapim një petë rreth 5 mm. E presim me një formë rrethore. Cdo rrethi i lyejmë buzët me ujë, i mbushim me djath brenda dhe i puthitim mirë që të mos hapen. I rradhisim në tavë dhe i lyejmë nga lart me një të verdhë veze me 1 lugë ujë dhe pak vaj ulliri. I pjekim në 180 gradë për 30-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb