(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
Për petët:
500 gr miell
1 lugë vaj ulliri La Masseria
1 lugë gjelle uthull
Kripë
Ujë rreth 300ml

Për mbushjen:

2 qepë të njoma
4 kunguj
2 karota
100 gr djath feta Olympus
2 vezë
Kopër
Majdanoz
Kripë
Piper Vegeta
Pak trahana
Vaj ulliri La Masseria

Për lart:
1 vezë
2-3 lugë qumësht

Përgatitja
Ngjeshim brumin dhe formojmë topa në të njëjtën madhësi. I punojmë mirë me duar dhe i hapim në madhësinë e pëllëmbës, gjithsej 12 kuleçë.
Midis tyre hedhim vaj ulliri, pra 6 e 6. Hapim 6 petët bashkë duke bërë kujdes që të hapen të gjashta bashkë.

Skuqim qepët me vaj ulliri, shtojmë dhe karotat e grira në rende, pak kripë dhe presim sa të zbuten duke i trazuar vazhdimisht. Kungujt i grijmë në rende dhe i lëmë të kullojë uji i tepërt. Tek kungujt shtojmë qepët dhe karotat, djathin, erëzat e grira, vezët, kripë dhe piperin. Në fund shtrojmë një grusht trahana.

Shtrojmë byrekun:
Një petë poshtë (6 bashkë dmth) mbushje, petë lart, e mbyllim nga cepat dhe e presim në copa vetëm pjesën lart. Përgatisim një masë me vezën dhe qumështin dhe ia shtojmë lart. E vendosim byrekun të piqet në furrë në 200 gradë për 45-50 minuta afërsisht.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb