(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
300 gr makarona
600 ml qumësht
200 gr djath të bardhë
4 vezë
Vaj ulliri
Kripë
250 gr miell
Pak kripë
1/2 lugë çaji uthull
Ujë sa të zihet brumi
Pergatitja
Ziejmë makaronat, i shpëlajmë dhe i kullojmë. Shtojmë rreth 4-5 lugë vaj ulliri, djathin e bardhë të thërrmuar duke lënë një dorë mënjanë, kripë dhe 3 vezë të rrahura.
Ndërkohë që makaronat janë duke zjerë përgatisim brumin për petën me miell, kripë, uthull. Hapim një petë paksa të trashë dhe e vendosim në tavën e lyer me vaj ulliri, duke lenë anët e petës të dalin jashtë tavës.
Hedhim makaronat, shtojmë djathin nga lart dhe mbyllin anët duke i sjellë në mes. E spërkasim byrekun me vaj ulliri dhe e pjekim në 180 gradë për 1 orë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: