Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

1 pako peta
500 gr gjizë
2-3 vezë
1.5 filxhan qumësht
3 lugë niseshte
1 zarf pluhur pjekës
½ filxhan çaji vaj ulliri
2 lugë gjalpë
1 filxhan ujë të gazuar
2 lugë fara susami

Përgatitja

Në një enë përziejmë vezët me qumështin, vajin, gjalpin e shkrirë, niseshten dhe pluhurin pjekës.

Marrim petët 2 e nga 2 dhe i spërkasim me masën e lëngshme të përgatitur. Në fund të petëve vendosim një rresht gjizë dhe e mbështjellim petën role të cilën e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. Kështu vazhdojmë derisa të mbushet tava dhe në fund byrekun role e spërkasim me ujin e gazuar dhe me pjesën e lëngshme që ka tepruar nga spërkatja e petëve.

Hedhim në fund fara susami dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb