Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

Për petët:
500 gr miell
250-300 ml ujë të gazuar
1 lugë vaj ulliri
1 lugë kripë
Niseshte për hapjen e petëve
Vaj dhe gjalpë për spërkatjen e petëve

Për mbushjen:
300 gr djathë të bardhë
200 gr gjizë
Piper të zi sipas dëshirës

Sitim miellin, e përziejmë me kripën dhe më pas shtojmë 1 lugë vaj dhe ujin e gazuar. E trazojmë mirë brumin derisa të fitojë elasticitet. Spërkasim një tavë me niseshte dhe ndajmë brumin në 12 toptha sa një kokërr mandarine. I vendosim topthat në tavë, i mbulojmë me një pecetë dhe e lemë brumin të vijë në ambjent të ngrohtë për 15-20 minuta.

Spërkasim tryezën e punës me pak niseshte dhe hapim topthat në disqe të vegjël duke i vendosur 3 e nga 3 dhe duke i spërkatur me pak vaj dhe gjalpë të tretur.

Hapim petët dhe fillojmë shtrimin e byrekut. Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë dy petë (të hapura 3 e nga 3), vendosim një pjesë të mbushjes me djathë të thërrmuar dhe gjizë. Vendosim përsëri petë (spërkatur me gjalpë dhe vaj), mbushje, petë (spërkatur me gjalpë dhe vaj). E ndajmë byrekun në racione dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: