Një manovër e rrezikshme, që për fat nuk ka pasur konseguenca dramatike, ajo e bërë nga piloti i një avioni me një motor Cessna në San Diego, Californi.

Mjeti është ulur në korsinë e autostradës Interstate 5, teksa në rrugë lëviznin shumë mjete.

Sipas informacioneve të para, avioni është mbushur me tym dhe ka humbur fuqinë, duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.

Autostrada ka mbetur e mbyllur deri në momentin që avioni është lëvizur prej andej. Piloti dhe një pasagjer që udhëtonte me të nuk kanë pësuar asnjë dëmtim pas incidentit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb