Sikundër pritej, Lazio dështoi mbrëmë në “Seria A” përballë Genoa-s duke humbur me shifrat 1-2 në “Olimpico”.

Skuadra e Thomas Strakoshës humbi mundësinë për të konsoliduar vendin e 3-t në renditje pas humbjes së Interit duke lënë gjithçka të hapur.

Gjatë ndeshjes futbollisti vendas i transferuar në janar, Martin Caseres, goditi me taka në kokë Diego Laxalt. Çuditërisht mesfushori i Genoa-s vijoi lojën duke befasuar këdo. Veprim ky që shpëtoi edhe mbrojtësin argjentinas i cili nuk mori asnjë karton për ndërhyrjen e ashpër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb