Nëse do të kishte një renditje për gafat në futboll, atëherë ajo e portierit të Millwall, David Martin do të kishte një vend nderi. Në ndeshjen e fundit për FA Cup në futbollin anglez kundër Brighton, ai bëri një gabim fatal që i kushtoi eliminimin skuadrës së tij nga ky kompeticion.

Vendasit kryesonin 2-1 deri në minutën e 95-të, por kur pritej vetëm vërshëllima e fundit, në një goditje dënimi nga distanca, Martin lejoi kundërshtarët të barazonin shifrat. Nuk dihet se çfarë dontë të bënte portieri, por fakt është se ndeshja shkoi në shtesë, ndërsa pas goditjes së 11-metërshave, Brighton arriti të siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të FA Cup.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: