2-2 në “St. James Park”! Një tjetër rezultat i hidhur për Mançester Sitin, me kampionët e Anglisë që vijojnë të japin asiste te Liverpulit, që tani po luajnë përballë Brajtonit dhe kanë shansin e artë që të shkëputen në +9 pikë nga skuadra e Guardiolës!

Kjo sepse Siti kryesoi dy herë ndaj Njukastëllit, por në të dyja rastet vendësit gjetën forca për të barazuar shifrat. Sterling kaloi në epërsi kampionët në minutën e 22-të, por vetëm 3 minuta më pas bardhezinjtë barazojnë. Siti vijon këmbënguljen dhe krijon raste pa fund, por goli do vonojë.

Minuta e 82-të dhe De Bryjn shënon për “qytetarët”, duke krijuar idenë se gjithçka mori fund, por “qymyrxhinjtë” e Stiv Brus nuk lëshuan pe dhe barazuan 2 minuta nga fundi i ndeshjes me Shelvejn.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb