TIRANE – Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në Vaqarr të Tiranës, ku një person humbi jetën.

Ishte 24-vjeçari Gert Dorzi, i cilia ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin A.M.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb, duket policia dhe forcat e zjarrfikëses në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të aksidentuar Brenda në automjet.

“Në vendin e quajtur  “Kthesa e Arbanës”, mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M,” shkruan policia.

Ndërkohë të dëmtuar janë dhe shtetasit G.D., dhe A.H., të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: