TIRANE- Dera e apartamentit të Kreshnik Mihjas, 29-vjeçarit nga Shkoza që iu vu tritol në orët e para të ditës së sotme është shkatërruar plotësisht pas shpërthimit.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” duket se dëmtimet kanë marrë edhe dyert e apartamenteve të kateve të tjera.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, aq sa është dëmtuar dera e hyrjes së pallatit dhe muret.

Banorët shprehen të tronditur dhe thonë se shpërthimi ka qënë shumë i fuqishëm dhe se ka dëmtuar disa banesa.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen. Burimet thonë se ende nuk kanë asnjë pistë se përse i është vënë tritoli banesës së Kreshnik Mihjas. Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe ka shoqëruar disa të dyshuar.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: