LEZHË

Dy bombola gazi shpërthyen mbrëmë në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit dhe për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy vajza të vogla, 2 dhe 5 vjeçe. Gazetari i “BalkanWeb”, Pjetër Gjini nga vendi i ngjarjes sot ka raportuar detaje shtesë për shpërthimin në flakë të karburantit, i cili troditi qarkun e Lezhës.

Ai tha se shpërthimi i bombolave të gazit ka qenë shumë i fuqishëm, çka ka bërë që shumë mjete aty pranë, si pasojë e flakëve janë dëmtuar e djegur plotësisht. Nga pamjet e mëposhtme duket se njëra prej bombolave ka fluturuar në ajër duke dalë në korsinë tjetër të superstradës, ndërsa ka goditur edhe një kamion në pjesë e karrocerisë.

Dy prej të plagosurve ndodhen në Tiranë, ndërsa sipas mjekëve ata kanë marrë dëmtime të shumta në pjesët e trupit, ku njëri prej tyre  rezulton i djegur në shkallën 40 për qind.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb