Në parlament ka edhe momente kur deputetët lirohen nga kostumi zyrtar dhe kanë kohë të shkëmbejnë edhe përshëndetje apo biseda me njeri-tjetrin.
Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë pamje nga seanca e kaluar parlamentare ku kanë rënë në sy disa xheste e batuta te disa deputetëve të mazhorancës dhe ministrave të qeverisë.
Gjatë punimeve plenare, kamera e “News 24” ka kapur edhe disa SMS mes deputetit socialist, Musa Ulqini dhe rrobaqepësit të tij.

Pavarësisht se e enjtja e kaluar ishte një nga ditët më të rëndësishme të Parlamentit sepse do miratohej Buxheti i vitit 2017, Ulqini më shumë se sa tek ekonomia e vendit e kishte përqëndruar vëmendjen tek kostumi i rradhës “handmade” që kishte porositur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb