TIRANË

Ndonëse jemi në kohë pandemie dhe lëvizja është ende shumë e kufizuar dhe me orar, kjo gjë nuk i ka penguar dhjetëra banorë të njësisë numër 5 në Tiranë të protestojnë.

Ata kanë dalë në rrugë pasditen e sotme, të shumtë në numër duke kërkuar ndihma. Sipas tyre, ata nuk kanë përfituar asgjë dhe nuk mund të punojnë për të nxjerrë të ardhura.

Në vend kanë shkuar forca të shumta policie për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb