Që prej 24 orësh qyteti i Beratit është pushtuar nga tymi dhe era e keqe. Shkak është bërë djegia e mbeturinave në sheshin e depozitimit në dalje të qytetit. Kjo situatë vijon që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa shtyllungat e tymit janë ende prezentë. Është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët të fikeshin dhe situata të vihej nën kontroll, duke lënë pas ndotjen e madhe.   

Shefi i Repartit Zjarrfikës në qarkun e Beratit, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se, edhe pse kanë 24-orë në shërbim në sheshin e depozitimit të plehrave për shuarjen e flakëve, ka shumë vatra zjarri të ndezura që nuk po eliminohen dot, duke bërë që tymi dhe era e keqe të përhapet kudo.

Gazetarja Eneda Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet ku shihet se si qyteti është ‘pushtuar’ nga tymi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: