TIRANE- Rubrika ‘Oops” në emisionin “Kjo Javë” në News 24 na sjell disa momente pikante që mund t’i kenë shpëtuar syrit të shumë njerëzve.

 

Kryeministri Rama e ka thyer monotoninë e deklaratave dhe replikave në Kuvend, në një aktivitet krejt tjetër, siç ishte inaugurimi i ‘Toptani Shopping Center’ mu në zemër të kryeqytetit. Ndërsa në Kuvend e kemi parë të tendosur teksa replikonte me Blushin për gozhdën e vrimën, këtu shfaqet i relaksuar e me buzën në gaz teksa i rrëfen një sekret shkrimtarit dhe studiuesit të madh Rexhep Qoses.
111
Nga aq sa kuptohet në videon e rubrikës “Oops”, Rama ndan me Qosen sekretin se me këtë qendër ndërtuesit kanë goditur në shenjë, pasi i pëlqen. “Nuk e di a ta kanë thonë a s’ta kanë thonë, por është vepër e bërë për gustin tim kjo”,- i thotë ai Qoses, i cili e dëgjon me vëmendje.
basha
Ndërsa në anën tjetër kryedemokrati Basha u shfaq edhe këtë javë në krahë të protestuesve në çadër, me të cilët thuajse janë si të shtëpisë, qeshin, bëjnë foto e përqafohen, sepse hallin e kanë të përbashkët, duan qeveri teknike. Me siguri fjalimi më pikant i tij nga çadra do jetë ky i kësaj jave, kur përmend fjalën “bull shit”, me të cilën “shigjeton” komentet në kampin e majtë.
brace
Kamera e Oops kap edhe kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe teksa nxehet, heq zyzet e diçka thonë nëpër dhëmbë. Me kë të ketë vallë?
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: