Juvia e Maurizio Sarrit luan sot në mbrëmjen të ardhmen përballë Lion. Është diskutuar shpesh që vetëm titulli në Serie A nuk mjafton për të konfirmuar Sarrin në krye të Juves. “Zonja e Vjetër” kërkon me çdo kusht një vend në Lizbonë, aty ku do të luhet pjesa e mbetur e Champions League. Fakti që kjo sfidë po përjetohet kaq shumë, duke vënë në dyshim kualifikimin është një tregues i qartë i pasigurisë, fundja kanë pësuar një humbje minimale 1-0, një rezultat që mund dhe duhet ta përmbysin. Bardhezinjtë mbyllën shpejt llogaritë me titullin duke bërë të mundur që CR7 me shokë të pushonin me shumë dhe të mendonin vetëm për këtë takim.

Ndryshe nga opinioni sportiv në Itali, Sarri nuk mendon se e ardhmja e tij është e lidhur me rezultatin e këtij takimi: “Juve është një shoqëri serioze, nuk ka drejtues diletant. Nëse ata dëshirojnë të ndryshojnë trajner do ta kenë vendosur prej kohësh, nuk presin këtë sfidë. Do të ishte ofenduese për ta të mendohet se presin këtë sfidë për të vendosur të ardhmen e trajnerit”, u shpreh Sarri në konferencën për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb